Top

Kreu

GJËRA QË DUHET TË DINI PARA SE TË UDHËTONI NË SHQIPËRI

Ne jemi Check In Albania, asistenti juaj i preferuar i udhëtimit!

coffe
Shumë miqësor

Populli shqiptar është një nga popujt më miqësorë që do të takoni ndonjëherë. Ju as që nuk duhet të kërkoni për vëmendjen e tyre. Ata janë kuriozë dhe duan të flasin.

header-img-3
Natyrë e mrekullueshme

Natyra në Shqipëri është fenomenale duke përfshirë malet, lumenjtë, liqenet dhe disa nga plazhet më të bukura në botë.

b-1
Ushqim i shijshëm

Kuzhina shqiptare është e shkëlqyer, e freskët dhe e shijshme. Ju mund të shijoni gjellët e mrekullueshme në restorantet më të këndshme, si dhe gatimet tradicionale ne bujtina dhe në familjet kudo në Shqipëri.

low-budget-category
E përshtatshme për çdo buxhet

Me shumë vende pa pagesë (ose që nuk kushtojnë më shumë se 3-4 euro), Shqipëria është një parajsë e udhëtarit me buxhet të kufizuar.

header-img-4
Vënde të pashkelura

E mbushur me peisazhe përallore, vende të mrekullueshme, kulturë të pasur dhe banorë vendas mikpritës, Shqipëria duhet të konsiderohet si një nga destinacionet kryesore për të vizituar për një eksperiencë autentike udhëtimi.

BUKURI E PASHOQE

Vizita në Shqipëri është një përvojë unike. Vendi i Shqiponjave ka gjithçka: malet dhe luginat piktoreske, lumenjtë, një Rivierë të mrekullueshme dhe mbi të gjitha mikpritje të pashembullt.

RRETH SHQIPËRISË

Shqipëria është kryesisht e pazbuluar nga amerikanët dhe kanadezët. Për gjysmën e shekullit të 20-të, vendi ishte në duart e një diktatori brutal dhe rrjedhimisht jashtë vëmendjes së tyre.

Ajo kohë ka marrë fund, dhe tani peizazhet mahnitëse të Shqipërisë, plazhet e klasit botëror, ushqimet e lashta mesdhetare dhe njerëzit mikpritës janë arsyet më të forta për të vizituar këtë vend grishës.

Turet Tona

Eksploro Shqiperine